Ka frikë te Vllaznia

Futboll

Ka frikë te Vllaznia

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:46
Shtubina

Në ditën e sotme kemi pasur një numër rekord sa i përket të infektuarve në Shqipëri, teksa numri ka shkuar në 27. Ndërkohë një pjesë dërrmuese e rasteve kanë ardhur nga Shkodra, jo pak por 12 të tilla.

Një prej tyre duket se ka qenë edhe një i afërm i futbollistit të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina.

Nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, shkruan se testi i është bërë edhe lojtarit ndërsa mbeten në pritje të përgjigjes, megjithëse aktualisht nuk ka simptoma.

Por pavarësisht kësaj frika ekziston për marrjen e virusit nga i afërmi i dalë si pozitiv. Deri tani fatmirësisht nuk ka asnjë lojtar pozitiv me Koronavirus në Shqipëri dhe shpresohet se përgjigja do të jetë e mirë edhe për Shtubinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat