Pas Rakitic, edhe Umtiti në shitje

Futboll

Pas Rakitic, edhe Umtiti në shitje

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:44
Umtiti

Barcelona duket se do të spastrojë skuadrën gjatë merkatos së verës.

Kampionët e La Liga pritet të bëjnë disa ndryshime në skuadër dhe tashma ka edhe emra që përmenden si opsione për t’u larguar.

Pas Ivan Rakitic, mediet spanjolle shënjestrojnë edhe një lojtar që është në shitje, e që vjen nga reparti i mbrojtjes.

‘Sport’ shkruan se Barcelona do ta shesin qendërmbrojtësin Samuel Umtiti.

26 vjeçari nuk është pjesë e planeve të Quique Setien, i cili dyshe të preferuar ka Gerard Pique dhe Clement Lenglet.

Barcelona shpresojnë të koleksionojnë rreth 40 milionë euro nga kartoni i fituesit të Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat