Task-forca “Covid 19” e FIFA’së propozon që të gjitha ndeshjet të shtyhen deri në Qershor

Futboll

Task-forca “Covid 19” e FIFA’së propozon që të gjitha ndeshjet të shtyhen deri në Qershor

Më: 4 prill 2020 Në ora: 00:01
FIFA

Task-forca e krijuar enkas nga FIFA për t’u marrë me koronavirusin dhe problemet që mund t’i shkaktojë ai ka dalë me një propozim.

Sipas kësaj task-force, të gjitha ndeshjet ndërkombëtare duhet të shtyhen, të paktën deri në Qershor.

Kjo për shkak se edhe EURO 2020 e kualifikimet për botëror nga Amerika e Jugut janë shtyer, andaj edhe ky grup ka dalur me këtë ide.

“FIFA dëshiron të falënederoj kontributin dhe bashkëpunimin e të gjihta konfederatave, përfaqësuesit dhe mirëkuptimin, që kulmoi në arritjen e këtyre vendimeve. Ne besojmë se shëndeti duhet gjithmonë te jetë primar dhe kriteri kryesor në secilin vendim, sidomos në këto kohë të vështira”, thuhet ndër të tjera në prononcimin e shtëpisë numër një të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat