Profesorët francezë ideojnë testimin e vaksinës së Covid-19 në Afrikë, reagojnë ashpër Eto’o dhe Drogba

Futboll

Profesorët francezë ideojnë testimin e vaksinës së Covid-19 në Afrikë, reagojnë ashpër Eto’o dhe Drogba

Më: 4 prill 2020 Në ora: 08:39
Eto’o dhe Drogba

Samuel Eto’o dhe Didier Drogba udhëheqin kryqëzatën kundër “profesorëve racistë”, siç i quajnë ata, që kanë në plan të provojnë vaksinën e “Coronavirus” në Afrikë. Legjenda e Chelsea i akuzon ata për trajtimin e njerëzve si derra… Komentet u bënë në një televizion francez për vaksinën e mundshme BCG, e cila zakonisht përdoret kundër tuberkulozit. Profesori Jean-Paul Mira, drejtues i njësisë së kujdesit intensiv në spitalin “Cochin” të Parisit, tha:

“Ndoshta jam pak provokues, por pyes nëse mund ta bëjmë këtë studim në Afrikë, ku nuk ka maska, asnjë trajtim? Njësoj si për disa studime të AIDS, me prostitutat atje, sepse e dinim se ato ishin të pambrojtura”. Profesori Camille Locht, drejtor i kërkimit në “Inserm”, u përgjigj: “Ju keni të drejtë. Aktualisht po mendojmë paralelisht për një studim në Afrikë, për të pasur të njëjtën qasje me BCG. Ekziston një proces tenderimi, ne do të mendojmë seriozisht për këtë. Kjo nuk na pengon të mendojmë paralelisht për një studim në Europë dhe Australi”.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Kamerunit, Eto’o, u trondit nga këto komente dhe shkroi në Instagram: “Ju jeni thjesht m*tër. Afrika nuk është e juaja për të luajtur me të”. Drogba, ish-sulmuesi i Chelsea dhe Bregut të Fildishtë, Drogba, akuzoi mjekët se i trajtojnë njerëzit si derra dhe i etiketoi komentet e tyre si raciste. Ai shkroi në Twitter: “Ne nuk jemi derra, bëni prova me fëmijët tuaj. Afrika nuk është shesh lojërash. Duhet të vazhdojmë të durojmë, por ta dini se Afrika nuk është një laborator prove. 

Është e pakonceptueshme që ne vazhdojmë ta pranojmë këtë. Unë i denoncoj me forcë këto komente serioze, raciste dhe përçmuese! Na ndihmoni të shpëtojmë jetën në Afrikë dhe ta ndalojmë përhapjen e këtij virusi, i cili po destabilizon të gjithë botën, në vend që të na konsideroni si derra. Kjo është absurde! Udhëheqësit afrikanë kanë një përgjegjësi për të mbrojtur njerëzit nga këto komplote të egra”.

Një tjetër ish-sulmues i Chelsea, Demba Ba, i cili luajti për Senegalin, gjithashtu i kritikoi komentet e profesorëve francezë. Ai shkroi në Twitter: “Mirë se vini në Perëndim, ku njerëzit e bardhë besojnë se janë kaq superiorë, sa racizmi dhe marrëzia bëhen të zakonshme. KOHA për t’u ngritur”. Eto’o komentoi postimin e Ba, duke shtuar: “Bijtë e kurvave”. BCG është një nga vaksinat e ndryshme që konsiderohet për përdorim të mundshëm kundër “Coronavirus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat