Juventus-CR7, një mesazh misterioz tremb “Zonjën e Vjetër” - Bota Sot
Juventus-CR7, një mesazh misterioz tremb “Zonjën e Vjetër”

Futboll

Juventus-CR7, një mesazh misterioz tremb “Zonjën e Vjetër”

Më: 4 prill 2020 Në ora: 10:06
Cristiano Ronaldo

Edhe kur nuk luhet, gjendet një mënyrë për të folur për Cristiano Ronaldo-n. Kampioni portugez ndodhet në Madeira me familjen për të qëndruar afër mamasë, e cila ka patur një problem shëndetësor para pak kohësh.

Në ditët e kaluara kanë krijuar shumë debat disa fotografi të CR7 në shëtitje me familjen gjatë periudhës së karantinës. Ndërsa, tani, kanë qenë mesazhi i një miku që e kanë kthyer sulmuesin në qendër të vëmendjes.

Edu Aguirre, gazetar dhe mik i CR7, ka postuar videon e golit të realizuar nga Ronaldo kundër Juventus-it më 2 prillin e 2018-ës dhe e ka shoqëruar me një mesazh enigmatik:

“Sot mbush 2 vite. Cristiano preku qiellin dhe shkroi historinë, duke mrekulluar botën para se t’i thoshte lamtumirë Madridit të tij për gjithmonë (?). I mungon shumë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat