Real Madridi ia bënë me dije Manchester Cityt, s’e lëshon Raphael Varanen

Futboll

Real Madridi ia bënë me dije Manchester Cityt, s’e lëshon Raphael Varanen

Më: 4 prill 2020 Në ora: 10:10
Raphael Varane

Po kërkohet me ngulm nga Manchester City, por duket se Real Madridi nuk e ka ndërmend ta lëshojë.

Guardiola tash e një kohë të gjatë po tenton të gjejë një mbrojtës kualitativ, pasi thuhet të ketë humbur besimin në dyshen aktuale, Johan Stones dhe Niclas Otamendi.

Megjithatë, galaktikët ia kanë bërë të qartë kampionëve aktual anglez se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga kampioni i botës me Francën.

Përkundër faktit se Manchester City veçse është dënuar nga UEFA për mospjesëmarrje në dy vitet e ardhshme në Ligën e Kampionëve, po synon përforcime të tjera.

Gjithsesi, mbetet të shihet gjatë verës së këtij viti nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket të ardhmes së 26 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat