Real Madrid dhe Tottenham planifikojnë shkëmbimin e dyshes Kane – James

Futboll

Real Madrid dhe Tottenham planifikojnë shkëmbimin e dyshes Kane – James

Më: 4 prill 2020 Në ora: 10:30
Kane – James

Tottenhami është gati të sakrifikojë Harry Kane për të marrë mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Sipas “Canal RCN”, futbollisti kolumbian shihet si “regjisori” i ardhshëm i skuadrës londineze pas largimit të Kristian Eriksenit drejt Interit.

Rodrigez thuajse nuk ka më asnjë hapësirë te Reali dhe konsiderohet element i tepërt në skuadrën e Zinedine Zidaneit.

Ndërsa në Londër flitet se futbollisti kryesor i Tottenhamit, Harry Kane do të largohet pas përfundimit të këtij sezoni. Tottenhami pranon ta shesë lojtarin për jo më pak se 170 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat