Zeqiri në mes të Zvicrës dhe Kosovës – flet Agim Ademi

Futboll

Zeqiri në mes të Zvicrës dhe Kosovës – flet Agim Ademi

Më: 4 prill 2020 Në ora: 10:53
Andi Zeqiri

Sulmuesi i talentuar Andi Zeqiri edhe pse u fotografua me kryetarin e Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi, në objektin e federatës, duket se ai është bindur nga zviceranët. Fotografia me Zeqirin bëri bujë në mediet tona, por si duket paska qenë vetëm “sy e faqe”.

Ditë më parë në mediet zvicerane dhe shqiptare, u raportua se përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka ftuar Andi Zeqirin në vend të mesfushorit shqiptar, Pajtim Kasamit.

Për të sqaruar këtë situatë, ka kontaktuar me kryetarin Ademi, i cili ka deklaruar se nuk është njoftuar nga agjenti i Zeqirit për një gjë të tillë dhe se nuk ka kontakt direkt me të, por menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. “Është e vërtetë që unë dhe Zeqiri jemi fotografuar, por ne kemi pasur përshtypjen se ai do të vendos për Kosovën, të paktën deri më tani kështu kanë qenë gjërat, realisht unë nuk kam kontakt direkt me të, por duhet të shtuar se agjenti i tij do të na njoftonte, pasi është shumë korrekt. Më shumë kontakt ka Bajrami, ai merret më shumë”.

Për këtë çështje, media ka kontaktuar me Bajram Shalën, por që ka zgjedhur rrugën e heshtjes duke mos u përgjigjur.

Zvicra duket se do ta luftojë Kosovën për Zeqirin deri në fund, duke ditur talentin e madh që ka.

Ai aktualisht është pjesë e grupmoshave U-21 të helvetikëve, duke shënuar katër gola. Po për këtë grupmoshë, luan edhe Bastion Toma, për të cilën FFK ka luftuar që një kohë të gjatë, por pa sukses.

Sulmuesi 20 vjeçar në këtë sezon ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje për Lausanne – Sport, në ligën e dytë të futbollit zvicerian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat