Stadiumi i Borussia Dortmund shndërrohet në një spital Covid-19

Futboll

Stadiumi i Borussia Dortmund shndërrohet në një spital Covid-19

Më: 4 prill 2020 Në ora: 11:04
Borussia Dortmund

Skuadrat evropiane vazhdojnë që stadiumet e tyre t’i përgatisin për luftën ndaj koronavirusit.

Një të tillë e ka bërë edhe Borussia Dortmund, që stadiumin mitik, “Signal Iduna Park” e ka kthyer në një qendër shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur vetë klubi përmes një paraqitje në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, kjo dhomë e krijuar është brenda zyreve të klubit, ndërsa pritet të jetë në dispozicion të mjekëve deri në një vendim të radhës.

Kujtojmë, momentalisht rikthimi i futbollit është i vështirë, andaj edhe klubet po bëjnë të pamundurën që t’u qëndrojnë afër autoriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat