Sakrifikon

Futboll

Sakrifikon

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:58
Sakrifikon

Interi do të sakrifikojë Radja Nainggolan, Henrique Dalbert dhe Victor Moses për të marrë nga Fiorentina, Federico Chiesa.

Sipas Sportmediaset, Interi i Antonio Contes po punon për të mbledhur 50 milionë euro, aq sa kërkon Fiorentina për reprezentuesin e Italisë.

Andaj shitja e mundshme e lojtarëve të lartpërmendur mund të arrijë dhe kalojë shifrën e kërkuar.

Sido që të jetë, nuk do ta kenë të lehtë ta marrin atë pasi në garë janë edhe Juventus, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Raportohet se Interi do të fitojë 10 milionë euro përveç parave nga shitja e Dalbert dhe Nainggolan.

12 milionë euro tjera do të shpëtohen nga mos aktivizimi i blerjes së Moses.

Nainggolan është i huazuar te Cagliari, por duket se do të ndërrojë skuadër dhe Interi mezi po pret të përfitojë ekonomikisht.

Derisa Dalbert tashmë e vesh fanellën e Fiorentinës pasi është huazuar në marrëveshje shkëmbimi me Cristiano Biraghi.

Ai po bën paraqitje fantastike dhe te Viola e duan në skuadër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat