Ivica elektrizoi serbët për Kujtim Shalën: Mua aspak nuk me intereson kush se si quhet, po kush...

Futboll

Ivica elektrizoi serbët për Kujtim Shalën: Mua aspak nuk me intereson kush se si quhet, po kush...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:39
Ivica elektrizoi serbët për Kujtim Shalën: Mua aspak nuk me intereson kush se si quhet, po kush...

Nuk shikohej me sy të mirë, shikohej si nacionalist nga serbët legjenda e futbollit Kujtim Shala. Ish futbollisti i Lirisë, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamo së Zagrebit, disa skuadrave franceze e gjermane, ishte halë në sy në ish Jugosllavi.  

Kokëfortësia e Shalës dhe nacionalizmi i tij i ka kushtuar në disa momente, sidomos në vitin 1990, para Kampionatit Botëror, kur u la jashtë dhe për shkaqe politike, që ishte shqiptar nga Kosova dhe që kishte qëndrime nacionaliste.

Atëkohë, selektori i ish Jugosllavisë, Ivica Osim, kishte thënë disa fjalë interesante për Kujtim, Shalën, gjatë një interviste për mediat serbe përkatësisht “Sportin” e Beogradit. Ivica, si mund të ndodhë që Shala, golashënuesi që kishte më së shumti gola ne kampionatin jugosllav e të mos ftohet në Itali?

Image

Ivica osim

“Mua kjo nuk me preokupon aspak, te unë kyqen ose ftohen, ata të cilët ofrojnë atë që kërkohet nga ne dhe trend evropian?!”, përgjigjet Osimi, duke vazhduar: “A po e shihni lojën e Kujtim Shalës?! Ky po ju mban leksione të gjithëve, dhashtë Zoti të gjithë të motivohen nga ky!

Duhet të shtoj edhe diçka, mua aspak nuk me intereson kush se si quhet, po kush se si luan, mos të politizojmë pa nevojë!”. Osimi ishte këmbëngulëse: “Shala me ka fascinuar me përgatitjen fizike, edhe ta shohim se si deri në Kampionatin Botëror do t’i renditi figurat, pra kush e meriton ftohet, pa martë parasysh prejardhjen e individit!”. Kjo deklaratë e Ivicës i kishte elektrizuar serbët në atëkohë.

Dikush dha urdhër nga lart, nga federata ish jugosllave, që Shala të largohet nga kombinimi, mos të ftohet në reprezentacionin e ish Jugosllavisë. Atëkohë, Shala ishte në formën më të mirë në fanellën e Dinamos së Zagrebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat