Lotito nuk ka ndërmend të privohet nga Inzaghi

Futboll

Lotito nuk ka ndërmend të privohet nga Inzaghi

Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:44
Lotito nuk ka ndërmend të privohet nga Inzaghi

Ditën e djeshme Simone Inzaghi festoi 4-vjetorin e uljes në pankinën e Lazios, ndërsa puna e mirë e bërë prej tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet më të mëdha europiane si Paris Saint Germain dhe Barcelona.

Drejtuesi i kryeqytetasve francezë, Leonardo është gati të rrëmbejë në Paris trajnerin italian, bashkë me mesfushorin serb Sergej Milinkoviç-Saviç, që gjithashtu ka treguar një rritje të jashtëzakonshme në sezonet e fundit.

Nga ana tjetër Barcelona vijon t’i besojë Setien, por në listën e emrave që po monitoron, ka shënuar me gërma të mëdha edhe atë të Simone Inzaghit, që këtë sezon ka shndërruar Lazion një pretendenten kryesore për titullin kampion në Itali.

Megjithatë presidenti i bardhekaltërve Claudio Lotito nuk ka ndërmend të privohet nga Inzaghi dhe ka fiksuar një takim me të në fund të muajit prill, për t’i ofruar një rinovim të kontratës për të paktën edhe 3 vitet e ardhshme.

Numri 1 i Lazios kërkon të “blindojë” teknikun italian dhe është gati t’i përmirësojë ndjeshëm edhe pagën, deri në shifrën e 3 milionë eurove në sezon, për ta bindur të firmosë kontratën e re me klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat