Yjet e Bundesligës nisin punën në supermarketë

Futboll

Yjet e Bundesligës nisin punën në supermarketë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:45
Yjet e Bundesligës nisin punën në supermarketë

Derisa bota e sporteve është prekur nga pandemia e koronavirusit, shumë sportistë po kalojnë ditët e tyre në palestra private, ku po stërvitur për të ruajtur formën.

Por ka edhe prej tyre, që kanë filluar të bëjnë punë humanitare.

Të premten, gjashtë futbollistë të skuadrës së Bundesligës, Wolfsburg, kanë ndihmuar në dy supermarkete të qytetit, duke i mbushur raftet me mallra.

Në fushatën “Faleminderit heronjve të jetës së përditshme”, lojtarët kanë ndihmuar në rregullimin e rafteve të dyqaneve që nga ora shtatë e mëngjesit.

“Duke parë pjesë në veprime të tilla, ne duam t’u tregojmë të gjithëve se jemi pjesë e shoqërisë”, ka deklaruar Maximilian Arnold.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat