Katastrofa ekonomike

Futboll

Katastrofa ekonomike

Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:49
Katastrofa ekonomike

Katastrofa ekonomike.

Premier League është në dyshim se mund të mbyllet, por diçka e tillë do të fuste në kolaps ekipet e kampionatit anglez. Klubi i Burnley-t ka bërë me dije se në rast se kampionati anulohet shifra që mund të humbasin është rreth 50 milionë euro. 

Ata do të humbasin 5 milion euro në rast se i luajnë ndeshjet e mbetura në shtëpi me dyer të mbyllura dhe nëse kampionati anulohet 45 për shkak të të drejtave televizive. 

Presidenti i klubit, Mike Garlic, e ka pranuar diçka të tillë, por mendon se të gjithë së bashku do t'ia dalin ta kalojnë këtë situatë. "Është krejtësisht një situatë e paparashikuar për të gjithë. Ne si klub, tifozët, futbollistët, stafi dhe i gjithë qyteti jemi të gjithë së bashku dhe do t'ia dalim, pavarësisht se ekosistemi i futbollit është në rrezik", - tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat