Një Inter ndryshe

Futboll

Një Inter ndryshe

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:16

Interi nga viti i ardhshëm do të ketë sërish në qendër të manovrës Marselo Brozoviçin. Me bekimin e Antonio Kontes. Për kroatin, fillimisht, duhet rinovuar kontrata që skadon në vitin 2022, sigurisht me ndonjë modofikim, pasi kushtet aktuale nuk japin siguri: objektivi i drejtuesve zikaltër është t’i shtynë kohëzgjatjen deri në vitin 2024 dhe të heqin klauzolën prej 60 milionë eurosh.

Në krahun tjetër, sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti Zhang dhe administratori Xhuzepe Marota kanë në mendje së paku katër goditje: një mbrojtës, një mesfushorë dhe dy anësorë. Një plan merkatoje prej 130 milionë eurosh.

Dhe ja emrat në listën e krerëve interistë. Duke nisur nga prapavija: nëse konsiderohet largimi i Diego Godin, do bëhet një përpjekje për Jan Vertongenin pa kontratë, por objektivi kryesor i Interit është Marash Kumbulla, mbrojtësi 20-vjeçar i Kombëtares, që për Veronën kushton jo më pak se 30 milionë. Megjithatë, me klubin veronez ka një paraakord dhe të gjithë në ambientet zikaltër kanë dhënë miratimin, duke konsideruar moshën dhe vlerën e kartonit për një lojtar me këtë talent.

Në krahë, pasi tentuan për një kohë të gjatë marrëveshjen me Markos Alonson, për verën vëmendja mund të zhvendoset tek Emerson Palmieri: italo-braziliani nuk po gjen akordin me Çelsin për rinovimin dhe do të kushtonte te 25 milionët.

Për krahun e djathtë, synimi mbetet Federiko Kieza: Konte e shikon perfekt për të mbuluar gjithë krahun e djathë, një talent si ai për momentin kushton te 50 milionë eurot. Për mesfushën, në fund, nuk është më sekret inreresimi për Gaetano Kastrovilin e Fiorentinës, por gjatë kohëve të fundit është rikthyer aktualitet edhe emri i Korentin Toliso (kushtojnë secili 35-40 milionë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat