Federata e Bjellorusisë botë në vete: Nuk shohim arsye për të ndalur futbollin

Futboll

Federata e Bjellorusisë botë në vete: Nuk shohim arsye për të ndalur futbollin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:28
Sergei Zhardetski

Pandemia koronavirus nuk po i hap telashe Federatës së Futbollit të Bjellorusisë.

Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Bjellorusisë, Sergei Zhardetski ka thënë se nuk ka ndonjë arsye që futbolli të suspendohet, përkundër përhapjes së pandemisë.

Ky virus ka vënë botën në ‘pauzë’ tash e disa javë, me të gjitha kampionatet tjera evropiane që janë suspenduar, por jo edhe në Bjellorusi.

“Ne rishikojmë situatën në baza ditore. Ne besojmë në sistemin tonë shëndetësor dhe aktualisht nuk ka ndonjë arsye për të ndalur ligën”, ka thënë Zhardetski.

“Ne e kuptojmë se situata në disa vende është seioze, por ne jemi konsultuar me autoritetet bjelloruse dhe kemi kuptuar se liga jonë mund të vazhdojë”, ishin fjalët e sekretarit.

Në anën tjetër, ka vende evropiane që kanë anuluar sezonin krejtësisht, si për shembull, Belgjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat