Llullaku titullar në barazim

Futboll

Llullaku titullar në barazim

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:47
Llullaku titullar në barazim

Bjellorusia është një nga vendet e pakta ku futbolli nuk është pezulluar ende dhe vazhdon të luhet rregullisht.

Drejtuesit në këtë shtet nuk kanë ndërmend të pezullojnë futbollin dhe skuadrat janë të detyruara të vazhdojnë kampionatin. Në këtë situatë, ditën e sotme skuadrat kanë zhvilluar ndeshjet, teksa në fushë ka zbritur edhe sulmuesi shqiptar, Azdren Lullaku.

Ky i fundit e ka nisur titullar takimin me Shaktjor Soligorskin, ndaj Neman, ndeshje e cila u mbyll me rrjeta të paprekura. Shqiptari në fundin e pjesës së parë u ndëshkua më karton të verdhë, teksa në minutën e 62’ u largua nga fusha e lojës, për t’i lënë vendin Bodul.

Kjo ishte ndeshja e 3 në këtë kampionat, ku ekipi i Llullakut deri tani ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje. Ndërkohë që në 18:30 në fushë do të zbresë edhe Elis Bakaj me Brestin, që do të kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj Slavia Mozyr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat