'Bomba' e Milanit

Futboll

'Bomba' e Milanit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:49
'Bomba' e Milanit

Pavarësisht rënies së pandemisë nga Koronavirusi, klubet e mëdha në Europë nuk kanë ndërmend që të mbajnë të njëjtën skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Madje edhe një ekip si Milani që nuk shquhet për blerje të goditura dhe me emra të mëdhenj në merkato gjatë viteve të fundit, po kërkon një lojtar të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Ivan Rakitiç që sipas asaj që raportojnë mediat e huaja në Itali dhe Spanjë, do të veshë fanellën e kuqezinjëve.

Dëshira e këtij futbollisti është për të lëvizur, ndërsa operacioni i këtij transferimi shkon në 20 milionë euro. Drejtuesit e Milanit janë në bisedime të avancuara dhe kërkojnë të mbyllin gjithçka në muajin korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat