Stefano Pioli do të largohet nga Milani gjatë kësaj vere.
Trajneri italian nuk i ka bindur drejtuesit e klubit kuqezi dhe nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin.
Sipas mediave italiane, favorit për të marrë drejtimin e “Rossonerëve” është Luciano Spalleti.
Spalleti është i papunë që prej largimit nga Interi.
Madje drejtuesit e klubit italian kanë pasur kontakte me trajnerin.