Zidane mblodhi të premten Real Madridin

Futboll

Zidane mblodhi të premten Real Madridin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:55
Zidane mblodhi të premten Real Madridin

Pas 3 javësh pa parë fytyrën e njëri-tjetrit, skuadra e parë e Realit të Madridit u “takua” të premten në mbrëmje. Ashtu si pjesa tjetër e spanjollëve, e cila ka mbajtur lidhjet përmes internetit në këto ditë karantine, edhe Reali e bëri diçka të tillë pas propozimit të trajnerit Zinedin Zidane.

Numri një i klubit “Galaktik” ka dashur që t’u japë mesazhe të qarta dhe mbi të gjitha mbështetje lojtarëve të tij.

Nuk kishte vend për taktikë, vetëm për aspektin human dhe motivues. Trajneri i ka pyetur lojtarët se si ndihen, për shëndetin e tyre dhe të familjarëve. Përmes kësaj videokonference ai ka dashur që të japë një mesazh për bashkimin e grupit, i cili këto 3 javë nuk është stërvitur i gjithë bashkë.

Takimi më internet shkaktoi shumë të qeshura dhe batuta mes futbollistëve, edhe pse ndonjëri kishte shkëputje, ashtu sicc ndodh gjithmonë në të tilla raste. Një bisedë e tillë sigurisht që ka ndihmuar lojtarët e skuadrës së parë për të kaluar disa momente të gëzuara pasi prej 22 ditësh nuk e shohin njëri-tjetrin. Në momentin që basketbollisti Tompkins rezultoi pozitiv, të gjitha skuadrat e Realit u karantinuan.

Zinedin Zidan dihet që është trajner i mesazheve të thjeshta dhe direkte.

Ai ka dashur të tregojë dhe të insistojë për idenë e një grupi të fortë, pavarësisht situatës ku po jetojnë. Mesazhet e bashkimit dhe të ndërgjegjësimit ishin linja kryesore e këtij diskutimi, në të cilin trajnerit nuk i mungoi kurrë buzëqeshja. Pa një datë të saktë kur do të rikthehet skuadra për stërvitjet, ai ka dashur edhe t’u kujtojë që të bëjnë kujdes me ushqimet dhe të stërviten rregullisht. “Duhet të jetoni sikur të ishit në Valdebebas”, ishte fjala e francezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat