Shndërrohet në spital

Futboll

Shndërrohet në spital

Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:31
Shndërrohet në spital

Kampi stërvitor Coverciano, ku Kombëtarja e Itali përgatitet për ndeshje dhe ku trajnerët i marrin licencat, është duke u shndërruar në spital për pacientët e infektuar me koronavirus.

Spitalet në Itali janë të mbushura plot shkaku i krizës së shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19. Për këtë arsye, qeveria italiane ka filluar të përdorë vende dhe ndërtesa të ndryshme për strehimin e pacientëve të infektuar.

Gazeta italiane Il Messaggero thekson se kampi stërvitor Coverciano afër Florencës do të fillojë të strehojë pacientë të infektuar me koronavirus që nga e hëna, 6 prill, dhe fillimisht pritet të dërgohen atje 54 njerëz.

Në këtë kamp qëndrojnë gjithmonë ekipet kombëtare të Italisë, si grupmoshat ashtu edhe ekipi i parë, gjatë pushimeve të ekipeve kombëtare. Në këtë vend është edhe Muzeu i Futbollit dhe aty edhe trajnerët i marrin licencat e tyre.

54 dhomat në këtë kamp do të jenë në dispozicion për pacientë të infektuar të cilët janë përmirësuar mjaftueshëm sa të dalin nga kujdesi intensiv, por që duhet të vazhdojnë të jenë të izoluar deri sa të dalin negativë dy herë në testin për Covid-19.

Këto vende janë për njerëzit të cilat për çfarëdo arsye e kanë të pamundur të vetizolohen në shtëpitë e tyre gjatë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat