Dybala pozitiv në koronavirus për herë të dytë

Futboll

Dybala pozitiv në koronavirus për herë të dytë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 20:21
Paulo Dybala

Lajme befasuese vijnë nga Italia lidhur me Paulo Dybala.

Ylli i Juventus, Paulo Dybala, javë më parë rezultonte pozitiv në Covid19, kurse ditë ma parë lajmëronte se kishte kaluar virusin.

Por, sot raportohet se lojtari argjentinas është infektuar për herë të dytë me këtë virus.

Njësoj sikur lojtari, edhe e dashura e tij është riinfektuar me Covid 19.

Lajmi nuk është konfirmuar akoma nga lojtari dhe klubi, por shumë medie shkruajnë për të.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të prononcohet përmes rrjeteve sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat