Lojtarët e Serie A do t’i nënshtrohen testit të imunitetit para rikthimit në kampionat

Futboll

Lojtarët e Serie A do t’i nënshtrohen testit të imunitetit para rikthimit në kampionat

Më: 4 prill 2020 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Lojtarët e Serie A do t’i nënshtrohen testeve rigoroze para rikthimit në fushat e blerta.

Numri i rasteve të reja, vdekjeve dhe kujdesit intensiv janë në rënie në Itali, duke lënë të kuptohet se piku i të prekurve tashmë i përket të kaluarës.

Kështu, planet për rifillimin e sezonit po fillojnë të shqyrtohen ngadalë, por lojtarët do të kenë masa strikte para rikthimit.

Të gjithë lojtarët do t’iu nënshtrohen testeve të imunitetit, para rikthimit në fushat e blerta, shkruan ‘Ansa’.

Lojtarët pastaj do të ndahen në tri grupe: Pozitiv, imun dhe joimun.

Ka akoma lojtarë të prekur nga Covid 19. Rasti i fundit është Dybala, për të cilin raportohet se është riprekur nga koronavirusi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat