Barcelona është gati të marrë masa radikale në mbrojtje ndaj koronavirusit.
Skuadra kampione e La Liga, Barcelona, po i frikësohet shumë kollapsit ekonomik, si pasojë e koronavirusit.
Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se pas reduktimit të pagave të lojtarëve, Barca po harton një tjetër plan.
Bordi i Barcelonës është gati të propozojë suspendimin e plotë të pagave, për të gjithë të punësuarit në skuadër.
Propozimi pritet të bëhet të hënën. Mbetet të shihet nëse ky propozim do të përkrahet.