Xavi: Messi është lojtari më i mirë në histori

Futboll

Xavi: Messi është lojtari më i mirë në histori

Më: 5 prill 2020 Në ora: 08:38
Messi

Xavi Hernandez ka dhënë komentet e tij mbi atë se kush ai mendon se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Debati mbi lojtarin më të mirë në histori të futbollit është një nga debatet më të mëdha në këtë sport.

Mendimet janë të ndryshme, duke filluar nga emrat e të kaluarës si Pele apo Maradona, deri te Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Një koment mbi këtë çështje ka dhënë edhe ish anëtari i Barcelonës që tash është trajner i Al-Sadd, Xavi Hernandez.

“Ronaldinho është në nivelin e më të mirit, ndoshta ajo që i mungoi ishte konsistenca”, ka thënë Xavi.

“Ndoshta atij i mungoi konsistenca e të qenurit në maje. Për mua, vetëm Messi është mbi Ronaldinhon, pikërisht për shkak të konsistencës në vitet e fundit”, ka shtuar spanjolli.

“Messi është më i miri në histori, po Ronaldinho është me më të mirin. Të tjerët përcjellin”, ishin fjalët e ish anëtarit të Barcelonës.

“Ronaldinho është me më të mirët – me Ronaldo ‘fenomenin’, me Cristianon, me Messin – këtë grup”, ka thënë ndër të tjerash Xavi.

Messi ka shënuar 24 gola në 31 ndeshje këtë sezon, para se gjithçka të shkonte në pauzë si pasojë e Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat