Sancho ka një kusht për transferimin te Manchester United

Futboll

Sancho ka një kusht për transferimin te Manchester United

Më: 5 prill 2020 Në ora: 08:48
Jadon Sancho

Jadon Sancho ka një kusht të rëndësishëm që mund t’ia përcaktojë zgjedhjen për të ardhmen.

Ylli anglez që aktivizohet me Borussia Dortmund, Sancho, dëshiron paraqitje në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të nënshkruajë me Manchester United.

‘Sun’ raporton se Sancho do të lë anash ‘Djajtë e Kuq’, në rast se këta të fundit dështojnë të arrijnë Ligën e Kampionëve.

Tinejxheri i Dortmund ka një numër admiruesish nga Premierliga dhe për të pritet garë e fortë në merkaton e verës.

Por, përkundër faktit se është targeti kryesor i United, ai transferohet vetëm nëse mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

Liverpool dhe Chelsea janë gjithashtu në ndjekje të sensacionit të Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat