Pse Liverpool ka fanellat e kuqe?

Futboll

Pse Liverpool ka fanellat e kuqe?

Më: 5 prill 2020 Në ora: 11:04
Liverpool

Liverpool njihet si një nga skuadrat që ndeshjet si vendase i luan me fanella të kuqe.

Por, a ka bartur Liverpool gjithmonë fanellat me ngjyrë të njëjtë? Liverpool nuk kanë luajtur gjithmonë me fanella të kuqe.

Në fakt, ata kanë filluar të përdorin këtë ngjyrë që nga viti 1964. Një nga fanellat e para të Liverpool përfshinte maicë të kaltër, me shorce të tegeta, para se të ndryshoheshin katër vite më vonë në maicë të kuqe dhe çorape të bardha, shkruan ‘Goal’.

Ishte Bill Shankly njeriu që vendosi se Liverpool duhet të ketë fanellën krejtësisht të kuqe.

Një nga arsyet ishte edhe efekti psikologjik, për të shfaqur dominancë përballë kundërshtarit.

Detaje vërtetë interesante lidhur me fanellën e ‘Reds’, që nuk kanë qenë gjithmonë ‘RED’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat