Lautaro Martinez po përmendet çdo ditë e më shumë për një kalim të tijin në merkaton e verës te Barcelona, që e sheh si pasardhësin ideal të Luis Suarez.
Spekulimet janë shtuar akoma më shumë ditën e sotme, me “Sport” që shkruan se “El Toro” ka refuzuar të rinovojë me Interin.
Mediat shkruajnë se fillimisht thuhet për një refuzim për shkak të anës financiare, pasi Lautaro kërkon të paguhet më shumë, por shkaku i vërtetë duket se është interesimi i Barcelonës. Të paktën kështu raporton “Sport”, që e bën thuajse të sigurt kalimin e sulmuesit në Katalonjë këtë merkato.