Theu karantinën, Schalke e bën të pendohet yllin me gjobën e majme

Futboll

Theu karantinën, Schalke e bën të pendohet yllin me gjobën e majme

Më: 5 prill 2020 Në ora: 11:54
Amine Harit

Amine Harit prishi qetësinë e Schalkes në këtë kohë të vështirë të COVID-19. Futbollistët e klubit gjerman duhet të qëndronin në shtëpi në vetëkarantinë, por ishte i riu që theu rregullat. 

Ai u kap mat në një shisha bar në orën 01:30 të natës. Fotot e tij bënë xhiron e rrjetit dhe shkaktuan polemika të mëdha në Gjermani. Schalke nuk është menduar dy herë dhe ka gjobitur futbollistin. 

Harit është gjobitur me 100 mijë euro. Një dënim i madh për financat e lojtarit, por dhe një mesazh për të dhe futbollistët e tjerë që rregullat janë të shenjta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat