Ish futbollisti i njohur i kthehet kryeministrit Rama: Të mos merret me Kombëtaren, por të shikojë autogolat e tij

Futboll

Ish futbollisti i njohur i kthehet kryeministrit Rama: Të mos merret me Kombëtaren, por të shikojë autogolat e tij

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:06
Ish futbollisti i njohur i kthehet kryeministrit Rama: Të mos merret me Kombëtaren, por të shikojë autogolat e tij

Kryeministri Edi Rama mundohet që shpesh të ndërgjegjësojë qytetarët për të qëndruar në shtëpi dhe të respektojnë rregullat, për të mos rrezikuar të preken nga Koronavirusi që po përhapet me shpejtësi. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen shpesh është fakti se kryeministri përmend shpesh Kombëtaren, duke thënë se mos pësojmë gola në fund si ekipi kuqezi. Edhe sporti në Shqipëri ndodhet në një situatë shumë të vështirë financiare, teksa Qeveria ka vendosur të mos japë ndihmë për këtë fushë.

Për situatën aktuale në futboll ka folur edhe ish-kapiteni i Shqipërisë, Rudi Vata, i cili ka dhënë se problemi më i madh nuk është te futbollistët, por te një pjesë tjetër e popullsisë që është më keq në këto momente. Gjithashtu Vata ka thënë se FSHF mund ta shpëtojë futbollin, duke thënë se atë nuk mund ta bëjë Rama, teksa për këtë të fundit ka thënë që të merret me Kombëtaren, por të merret me autogolat e Qeverisë.

“Unë mendoj se kryesoja është që njerëzit të mendojnë vetëm për të shpëtuar nga kjo situatë, pasi nuk kemi një kurë që të garantojë shërimin e njerëzve. Duke mos pasur një kurë, njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit. Nëse do të mbijetojmë nga kjo situatë, do të kemi kohë të mjaftueshme që të mendojmë edhe për futboll. Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë, pasi situata ekonomike është shumë e vështirë. Madje, mund të quhemi si ekonomi e dështuar.

Gjithsesi, pjesa e futbollit interesohem të di më tepër, çfarë do të ndodhë. Në këtë moment, nuk mendoj se ka Kryeministër ose magjistar shqiptar që mundet të gjejë formulën e shpëtimit, sepse vetë jeta në Shqipëri është i tillë, varfëria është e skajshme. Nuk është problem te futbollistët, por te pjesa e madhe e popullsisë, që kanë probleme shumë të mëdha. Kryeministri nuk e ka marrë përsipër ta fusë në planet e tij situatën e futbollit. Nuk mendoj se e ka në dorë Kryeministri të shpëtojë futbollin, por aktorët kryesorë. FSHF, që është shteti i futbollit në Shqipëri.

Duhet të jenë ato që të gjejnë mënyrat e domosdoshme, në mënyrë që futbollit të mos zhytet në krizë. Kurrë futbolli në Shqipëri nuk ka pasur një bazë të shëndoshë dhe një ditë do të rrëzohej. Tani duhet të mendojmë për rifillimin ndryshe të futbollit, me një të ardhme të shëndetshme.

Shteti shqiptar ka probleme shumë të mëdha, pas periudhës së tërmetit, tani është periudha e Koronavirusit. Jemi shtet i paorganizuar, nuk jemi të fuqishëm. Kryeministri mori shembull golin në minutën e fundit te kombëtarja, por nuk duhet të merret me ekipin kombëtar.

Të merret me golat që Qeveria vetë ka bërë në këto vite në pushtet. Opozita nuk ka qenë kundërshtar i fortë për t’i shënuar gola kësaj Qeverie. Vetë shteti ka bërë autogola gjatë këtyre viteve.”, u shpreh Vata në prononcim për “Abc News”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat