Ky është ish futbollisti shqiptar që ia dridhi shtyllën Casillasit në Madrid!

Futboll

Ky është ish futbollisti shqiptar që ia dridhi shtyllën Casillasit në Madrid!

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:34
Ky është ish futbollisti shqiptar që ia dridhi shtyllën Casillasit në Madrid!

Mund të duket e çuditshme por është vërtetë. Ish-futbollisti i Bashkimit të Kumanovës, Jeton Qerimi, ka pasur rastin të luajë kundër portierit legjendar të Kombëtares së Spanjës, Real Madridit, Iker Casillas, i cili aktualisht mbronë te gjiganti portugez Porto.

Jetoni, i cili sot është 38-vjec, ka rrëfyer për faqen e gazetarit sportiv Reshat Ibrahimi ndeshjen në Madrid.
Ai mban mend se pas një gjuajtje nga largësia kishte dridhur shtyllën e portës së Casillasit.

“Po, më kujtohet ka qenë viti 1998. Me U17 të Maqedonisë patëm zhvilluar ndeshje eliminatore kundër Spanjës U17 në stadiumin e Realit, Santiago Bernabeu në Madrid. Unë isha për një vit më i ri prej bashkëlojtarëve të mi. Ndeshja pati përfunduar pa gola, 0-0. E mbaj mend në fillim të ndeshjes pata një gjuajtje të fortë, duke goditur shtyllën e portës s Casillasit”, kujton Jeton Qerimi, ish kapiten i Bashkimit dhe shtoi:

“Ndërsa me U18 të Maqedonisë në Çair kam luajtur edhe kundër Portugalisë U18, për të cilët luanin Cristano Ronaldo dhe Quaresmas, ndërsa kundër Italisë U18 luajta në Strugë e për axurët luante Casano”.

Formacioni i Maqedonisë U17 kundër Spanjës U17: Suat Zendeli, Gashi Ramadani, Kolev, Popovski, Karcev, Trajcev, Delioski, Postolov, Bozinovski (Donev’65), Qerimi (Andrieski ‘80).

Sot Jeton Qerimi jeton në Kumanovë së bashku me bashkëshorten, vajzën dhe dy djemtë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat