Pampurat me gjest të madh

Futboll

Pampurat me gjest të madh

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:42

Jemi në javën e katërt prej se sporti i Kosovës është pezulluar për datë të pacaktuar nga Qeveria e Kosovës, si shkak i koronavirusit.

Në këtë periudh, kur sporti po mungon, tifozët e Fushë Kosovës, Pampurat, me vetë iniciativë kanë ndihmuar tri familje me nevojë.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të kësaj tifozërie.

Më poshtë postimi i tyre:

FALEMINDERIT!

Nga iniciativa e shkurter por e frytshme kemi arritur te grumbullojme gjera ushqimore te bollshme per 3 familje ne nevoje.

Te gjithe anetaret e familjes jane shume falenderues per secilin person qe ka dhuruar per ta!

Prandaj ne nuk do te ndalemi, do te vazhdojme qe bashke te ndihmojme aty ku ka nevoje;

Shihemi heren tjeter!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat