Ancelotti do t’ia ofrojë 60 milionë euro Torinos për italianin

Futboll

Ancelotti do t’ia ofrojë 60 milionë euro Torinos për italianin

Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:02
Ancelotti do t’ia ofrojë 60 milionë euro Torinos për italianin

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti është i interesuar për yllin e Torinos, Andrea Belotti.

Sipas mediave italiane, Ancelotti dëshiron ta blejë sulmuesin italian gjatë kësaj verë.

26-vjeçari ka shënuar 15 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat për Torino këtë sezon, duke përfshirë gjashtë gola në Europa League, dhe Ancelotti thuhet se është i prirur që ta sjellë Belottin në “Goodison Park”.

Siç raportohet, Ancelotti do t’ia ofrojë 60 milionë euro Torinos për italianin.

Ndryshe, Belotti kërkohet edhe nga Inter, Napoli dhe Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat