Ky serb është dënuar me 3 muaj arrest shtëpie

Futboll

Ky serb është dënuar me 3 muaj arrest shtëpie

Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:04
Ky serb është dënuar me 3 muaj arrest shtëpie

Në Serbi nuk bëjnë shaka me koronavirusin dhe këtë e di shumë mirë Aleksandar Prijoviq, ish-sulmuesi i Parmës dhe PAOK-ut të Selanikut aktualisht pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite.

29-vjeçari ka thyer rregullat e shtet-rrethimit që ka vendosur qeveria serbe për mospërhapjen e koronavirusit dhe për këtë arsye është dënuar me 3 muaj arrest shtëpie pasi është kapur nga policia në hollin e një hoteli në Beograd në praninë edhe të 19 personave të tjerë.

Prijoviq të premten e kaluar shkeli rregullat që ndalojnë daljen nga shtëpia nga ora 17 e pasdites deri në 5 të mëngjesit.

Kush thyen rregullat në mënyrë të përsëritur në Serbi gjatë emergjencës së koronavirusit rrezikon deri në 3 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat