Ferizaj as në tokë as në qiell

Futboll

Ferizaj as në tokë as në qiell

Nga: K. G. Më: 5 prill 2020 Në ora: 16:43
Ferizaj as në tokë as në qiell

Klubi i futbollit Ferizaj është në krizë të rëndë, këtë e konfirmojnë edhe vetë.   Ferizaj as në tokë as në qiell.

“Vazhdojnë problemet financiare.

Klubi ynë vazhdon të përballet me probleme financiare edhe në këtë sezon. Futbollistët dhe shtabi teknik nuk kanë marrë pagat që 4 muaj, as edhe në këtë gjendje të rëndë që jemi.

Ne si klub jemi thellësisht të habitur dhe të brengosur për gjendjen që është klubi jonë, kur e dijmë që kemi donatorët ndër më të fuqishmit në Kosovë, dhe ende vazhdojnë problemet financiare.
Ferizaj është qyteti i 3-të me popullsi, dhe me disa nga kompanitë më të mëdha në vend, andaj nuk e meritojmë të jemi në këtë gjendje.
Duhet të merren masat që njëherë e përgjithmonë problemet financiare në klubin tonë të largohen, dhe të kemi një skuadër të organizuar mirë dhe stabile”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat