Shpërthen sulmuesi anglez: Përse i bëtë kurban lojtarët?

Futboll

Shpërthen sulmuesi anglez: Përse i bëtë kurban lojtarët?

Më: 5 prill 2020 Në ora: 17:31
Shpërthen sulmuesi anglez: Përse i bëtë kurban lojtarët?

Sulmuesi i Derbit, Uejn Runi është treguar mjaft kritik me qeverinë dhe Premier Ligën në lidhje me vendimin për të shkurtuar apo shtyrë pagat e futbollistëve në masën 30%, pas vështirësive të krijuara nga COVID-19.

Duke theksuar se ai vetë i ka mundësitë të ndihmojë financiarisht dhe do e bënte me krenari, ish- sulmuesi i Përfaqësueses Angleze deklaroi se jo të gjithë lojtarët janë në të njëjtat kushte.

“Nëse qeveria do më kërkonte të ndihmoja financiarisht infermierët, ose nëse do më kërkonte të blija respiratorë, unë do e bëja me krenari, për aq kohë sa do isha në dijeni ku shkojnë paratë.

Jam në pozicionin që mund të heq dorë nga diçka, por jo të gjithë futbollistët janë në të njëjtën situatë. Pavarësisht kësaj, të gjithëve u është kërkuar 30% reduktim. Përse i bëtë papritur futbollistët kurban?” deklaroi Runi për “Sunday Times”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat