Hirving Lozano, ylli i kombëtares meksikane i cili në verën e kaluar u transferua nga PSV Eindhoven te Napoli për shumën e 42 milionë eurove, po mendon seriozisht largimin nga të kaltrit pasi sezoni i tij i parë në San Paolo ka qenë vërtet zhgënjyer.
Lozano në pjesën më të madhe të kohës ka ngrohur stolin dhe nuk ka arritur të lëre shenjë.
Sipas Corriere Dello Sport në garë për të marrë shërbimet e Lozanos janë 3 skuadra spanjolle.
Atletico Madrid, Sevilla dhe Valencia janë vënë pas meksikanit nga shitja presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis kërkon të përfitojë 40 milionë euro.