Gjukiqi nga Serbia kishte dhënë deklaratë befasuese për shqiptarët, kështu e ka përshkruar Prishtinën

Futboll

Gjukiqi nga Serbia kishte dhënë deklaratë befasuese për shqiptarët, kështu e ka përshkruar Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2020 Në ora: 18:48
Gjukiqi nga Serbia kishte dhënë deklaratë befasuese për shqiptarët, kështu e ka përshkruar Prishtinën

Atmosferën që e kishte përjetuar në Prishtinë, si futbollist në periudhën 1986-1987, nuk do ta harron kurrë ish sulmuesi serb nga Serbia, nga Vrnjaçka Banja, Vlladisllav Gjukiq. Ai para një kohe ka dhënë deklaratë befasuese për tifozerinë shqiptare dhe klubin e  futbollit Prishtina (186-1987).  Ai një kohë ka luajtur për Prishtinën në ligën e parë ish jugosllave, i cili nga 30 ndeshje kishte shënuar 11 gola.

Ai, nga Napredaku i Krushevcit kishte ardhur në KF Prishtina, pastaj shkoi në Partizan të Beogradit, ku së bashku kanë luajtur me Fadil Vokrrin dhe Zoran Batroviqin. 

Në një intervistë që kishte dhënë me 29 maj të vitit 2013, për faqen “nostalgjia bardh e zi”, kishte lavdëruar Prishtinën dhe tifozët shqiptarë. “Kam luajtur mirë në Prishtinë at vit dhe kishte ndikuar që të kem ofertë nga Partizani. Prishtina, at vit siguroi ekzistencën, kishte shkuar edhe deri në gjysmëfinale të Kupës ish jugosllave.

Image

Fadil Vokrri dhe Gjukiqi

Edhe pse isha i kërkuar nga pothuajse të gjitha klubet e Ligës së Parë në atë kohë, vendosa për Partizanin.  Koha e kaluar në Prishtinë është e paharrueshme, ne kemi luajtur gjithmonë futboll të mirë, stadium plotë me shikues. Unë kam miqësi të madhe me Zoran Batroviqin, dhe për mendimin tim, sipas opinionit, ne ishim tandemi më i mirë në Ligën e Parë gjatë asaj periudhe”, kishte thënë Gjukiqi.  

Ai sa kishte luajtur për Partizanin, ka këtë vlerësim për futbollistët e asaj kohe: “Përveç Batroviqit, vlerësova shumë Radanoviqin, Brnoviqin, Sredojeviqin, Katanecin, Vokrrin, Vuçiqeviçin, Zhupiqin, Shcepoviqin, Bajoviqin, Omeroviqin, Smajiqin, Spashiqin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat