Pas vdekjes së doktorit të klubit, vjen reagimi i Arbër Zenelit: Ja çka më bëri në kohën e lëndimit

Futboll

Pas vdekjes së doktorit të klubit, vjen reagimi i Arbër Zenelit: Ja çka më bëri në kohën e lëndimit

Më: 5 prill 2020 Në ora: 23:55
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli ka reaguar pas lajmit për vdekjen e doktorit të klubit të Stade de Reims, Bernard Gonzalez.

Mjeku i klubit të Ligue 1 ku aktivizohet ylli, ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

Zeneli mjekun e klubit e ka vlerësuar si një person “shumë të sjellshëm”, derisa e zbuloi se si ai i kishte ndihmuar në kohën kur po vuante nga lëndimi, i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Anësori i Kosovës kishte pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen kualifikuese të ‘Euro 2020’ kundër Malit të Zi në qershor, derisa u kthye në fushat e blerta në fillim të këtij viti.

Doktori i Stade de Reims, Bernard Gonzalez, që kishte ndihmuar Arbër Zenelin në rikuperimin nga lëndimi

Zeneli ka zbuluar për mediat suedeze se si ai ishte ndihmuar nga doktori Gonzalez në këtë periudhë të vështirë për të.

“Ai ishte një person shumë i sjellshëm. Më ka ndihmuar shumë në kohën e lëndimit tim”, tha Zeneli për Fotbollskanalen.se.

Ndërkaq, rreth këtij lajmi reagoi edhe presidenti i klubit të Stade de Reims.

Klubi i Ligue 1, përmes faqes zyrtare njoftoi për vdekjen e mjekut 60-vjeçar. Kurse, sipas Le Parisien, ai bëri vetëvrasje pasi u infektua me koronavirus. Nga koronavirusi është infektuar edhe gruaja e tij.

“Po e kam të vështirë të gjej fjalët, jam i pikëlluar. Kjo pandemi po e prek Stade de Reimsin në zemër”, tha presidenti Jean-Pierre Caillo, për faqen zyrtare.

Ai theksoi se Gonzalez ishte për 20 vite pjesë e klubit dhe “e kreu detyrën e tij me entuziazëm të madh dhe profesionalizmin më të lartë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat