”Sezoni i La Ligës duhet të anulohet krejtësisht”

Futboll

”Sezoni i La Ligës duhet të anulohet krejtësisht”

Më: 6 prill 2020 Në ora: 08:13
Ilustrim

Ish-ylli i Barcelonës, Hristo Stoichkov beson se do të ishte më e drejtë që të përfundonte La Liga tani, duke mos pasur rënie dhe promovimi i dy skuadrave nga divizioni i dytë mes pandemisë koronavirus.

La Liga është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të Covid-19, i cili ka çuar në më shumë se 12.640 vdekje në Spanjë dhe mbi 69.450 në nivel global.

Kampionët në fuqi Barcelona kishin një epërsi prej dy pikësh ndaj rivalëve të Real Madridit kur liga u ndal, ndërsa Cadiz dhe Real Zaragoza ishin në vendet e promovimit në Segunda Division.

“Nëse e shohim se si është situata, me ndeshjet që janë luajtur, do të ishte më e drejtë të përfundonte sezonin e La Ligës siç është tani”, tha Stoichkov për programin Cope Tiempo de Juego.

“Shumë ekipe mund të qëndrojnë lart në fund, kanë mbetur shumë ndeshje”.

“Ata mund të largohen nga kampionati ashtu siç është, nuk ka rënie dhe dy të parat nga Segunda mund të promovohen të kenë një kampionat me 22 ekipe. Për shkak se ata kanë bërë gjithashtu shumë punë për të fituar shumë ndeshje”, potencoi ish-portieri i Barcës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat