“Bomba” e ditës: Interi mund ta transferojë Messin këtë vit

Futboll

“Bomba” e ditës: Interi mund ta transferojë Messin këtë vit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:11
Messi

“Interi mund ta transferojë Messin në vitin 2020”.

Ish-presidenti Massimo Moratti ka pretenduar se Interi vazhdon të ëndërrojë të sjellë yllin e Barcelonës Lionel Messi në ‘Giuseppe Meazza’.

Ish-bossi, i cili dikur ishte duke e kthyer Ronaldon nga Barcelona në Milano, beson se Nerazzurri mund të ëndërrojnë diçka të madhe dhe ka parashikuar “gjëra të çuditshme” të ndodhin në vitin 2020.

“Unë nuk mendoj se është një ëndërr e ndalur. Ndoshta nuk ka qenë as para kësaj fatkeqësie”, i tha ai Radio Rai, transmeton lajmi net.

“Messi është në fund të kontratës së tij dhe sigurisht që do të përpiqet të rinovojë”.

“Nuk e di nëse kjo situatë do të ndryshojë ndonjë gjë, por mendoj se do të shohim gjëra të çuditshme në fund të vitit”, paralajmëroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat