Cesc Fabregas ka zbuluar se cila ka qenë aventura më e mirë e tij, nga të gjitha skuadrat ku është aktivizuar.
Ylli spanjoll i futbollit, Fabregas, i cili aktualisht aktivizohet me skuadrën e Monaco, ka pasur një karrierë mjaft të pasur.
Mesfushori ka luajtur me gjigantët evropianë si Arsenal, Barcelona e Chelsea.
Por, cila nga këto skuadra i ka dhënë lojtarit ndjenjën më të mirë? Spanjolli ka zbuluar këtë përgjigje përmes llogarisë së tij personale, në rrjetin social ‘Instagram’. Një ndihmë të vogël për këtë i ka dhënë edhe vajza e tij.
“Tani, babi të tregoi për skuadrën më të mirë që ka luajtur. A mund t’ua transmetosh këtyre?”, iu drejtua Fabregas vajzës së tij.
“Chelsea”, ishte përgjigja e vajzës së lojtarit.
Fabregas mund të ketë kaluar më shumë vite me Arsenal dhe Barcelona, por Chelsea ka lënë kujtimet më të mira.