Barça, Arsenali, Chelsea apo Monaco? Fabregasi tregon cila ishte aventura më e mirë

Futboll

Barça, Arsenali, Chelsea apo Monaco? Fabregasi tregon cila ishte aventura më e mirë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:07
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas ka zbuluar se cila ka qenë aventura më e mirë e tij, nga të gjitha skuadrat ku është aktivizuar.

Ylli spanjoll i futbollit, Fabregas, i cili aktualisht aktivizohet me skuadrën e Monaco, ka pasur një karrierë mjaft të pasur.

Mesfushori ka luajtur për gjigantët evropianë si Arsenal, Barcelona e Chelsea.

Por, cila nga këto skuadra i ka dhënë lojtarit ndjenjën më të mirë? Spanjolli ka zbuluar këtë përgjigje përmes llogarisë së tij personale, në rrjetin social ‘Instagram’. Një ndihmë të vogël për këtë i ka dhënë edhe vajza e tij.

“Tani, babi të tregoi për skuadrën më të mirë që ka luajtur. A mund t’ua transmetosh këtyre?”, iu drejtua Fabregas vajzës së tij.

“Chelsea”, ishte përgjigja e vajzës së lojtarit.

Fabregas mund të ketë kaluar më shumë vite me Arsenal dhe Barcelona, por Chelsea ka lënë kujtimet më të mira, ku ai fitoi dy tituj të Premierligës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat