Barcelona e vendosur të heq dorë nga Rakitic

Futboll

Barcelona e vendosur të heq dorë nga Rakitic

Më: 6 prill 2020 Në ora: 18:16
Ivan Rakitic

Barcelona ka një synim të qartë në merkato – largimin e Rakitic.

Merkatoja e verës pritet të gjejë tejet aktive skuadrën e Barcelonës, si në blerje, ashtu edhe në shitje.

Katalanët po përgatiten për ndryshime rrënjësore në skuadër, dhe Ivan Rakitic do të jetë një nga lëvizjet.

‘Sport’ shkruan se Barcelona mbetet e vendosur që ta largojë lojtarin në ‘Camp Nou’, gjatë kësaj merkatoje.

Gjigantët e La Liga kanë disa oferta në tavolinë për kroatin, por janë duke pritur që vet lojtari të bëjë vendimin për të ardhmen e tij.

Rakitic lidhet me dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan, por edhe Bundesliga është një opsion për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat