Ky është vendimi i PSG për Icardin

Futboll

Ky është vendimi i PSG për Icardin

Më: 6 prill 2020 Në ora: 20:41
Mauro Icardi

Paris Saint Germain duket se nuk do të shfrytëzojnë të drejtën për blerjen e kartonit të Icardit, duke bërë që argjentinasi të përgatitet për rikthim te ‘Zikaltrit’.

‘Calciomercato’ shkruan se Icardi do të kthehet nga Parisi tek Inter, por vetëm përkohësisht, deri sa të sigurojë një tjetër skuadër.

Raportet e lojtarit me trajnerin e PSG, Thomas Tuchel, thuhet të kenë marrë një goditje, pasi gjermani zgjodhi Edinson Cavanin si startues.

Thuhet se situata për vendimin do të mbetet në duart e drejtorit sportiv të PSG, Leonardo, nëse PSG do të shfrytëzojë të drejten për blerje ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat