Krizë e madhe te Fenerbahce, çka do të ndodhë me Muriqin?

Futboll

Krizë e madhe te Fenerbahce, çka do të ndodhë me Muriqin?

Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:51
Vedat Muriqi

Fenerbahçe është e gatshme të bisedojë me të gjitha klubet e interesuara për futbollistët e skuadrës. Klubi turk është në telashe ekonomike, dhe fitimin më serioz e pret nga shitja eventuale e Vedat Muriqit.

Siç raporton mediumi i besueshëm turk Fanatik, Fenerbahçe synon të fitojë 35 milionë euro nga shitja e sulmuesit të Kosovës.

Për shkak të koronavirusit që ka kapluar edhe botën e futbollit, kriza ekonomike ka ‘kapluar’ me të madhe edhe Fenerbahçen.

Bëhet e ditur se Muriqi ka oferta serioze nga klubet në Premierligën angleze. Tottenhami është klubi më i interesuar për transferimin e Muriqit, derisa për të interesohen edhe Lazio, Napoli dhe Leicester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat