Lojtarët e Manchester Cityt shprehin ngushëllimet e tyre për vdekjen e nënës së Guardiolas

Futboll

Lojtarët e Manchester Cityt shprehin ngushëllimet e tyre për vdekjen e nënës së Guardiolas

Më: 6 prill 2020 Në ora: 22:02
Pep Guardiola

Lojtari i parë i Manchester Cityt i cili ka ngushëlluar Guardiolan për vdekjen e nënës është Ederson.

Kampionët aktual të Premier League konfirmuan lajmin e trishtuar që Dolors Sala Carrio kishte ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare në Manresa, Barcelona, pasi e kishte kontraktuar virusin korona.

Në ngushëllimin e tij, portieri i Manchester Cityt shkroi: ‘Ngushëllime për Pep dhe familjen e tij që duhet të kenë shumë forcë në këtë moment. Ne jemi me ty.’

Kevin de Bruyne gjithashtu tregoi mbështetje për menaxherin e tij në mediat sociale.

‘Mendimet janë me Pep dhe familjen e tij në këtë kohë,’ shkroi ai në Twitter. ‘Jemi një ekip’

Raheem Sterling tha: ‘Të gjitha mendimet dhe ngushëllimet e mia më të thella për Pep & familjen e tij.

Benjamin Mendy shtoi: ‘Ju gjithmonë më keni trajtuar si djali juaj dhe ne jemi si në një familje që qeshim së bashku dhe qajmë së bashku. Ngushëllimet e mia të thella për Pep dhe gjithë familjen Guardiola.’

Ndërkohë, pronari i Man City Sheikh Mansour dhe kryetari Khaldoon Al Mubarak kanë kontaktuar Guardiola për të shprehur ngushëllimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat