Vdes në moshën 71-vjeçare ish-trajneri i Barcelonës dhe Real Madridit

Futboll

Vdes në moshën 71-vjeçare ish-trajneri i Barcelonës dhe Real Madridit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 22:46
Radomir Antic

Ka vdekur të hënën trajneri i suksesshëm i futbollit, Radomir Antic. Serbi Antic ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër. Këtë e ka bërë të ditur klubi i dikurshëm i tij, Atletico Madrid.

“Familja e Atletico Madridit është e pikëlluar për vdekjen e Radomir Anticit, njërit prej trajnerëve legjendarë të klubit tonë. Antiq do të jetojë gjithnjë në zemrat tona. Pusho në paqe”, ka shkruar Altetico Madrid në “Twitter”.

Antic ka bërë karrierë të madhe si menaxher në Spanjë, duke drejtuar skuadrat më të mëdha të këtij vendi. Është njëri prej dy trajnerëve që kanë drejtuar Real Madridin dhe Barcelonën.

Por sukseset më të mëdha i ka arritur me Atletico Madridin, me të cilët fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit në edicionin 1995-96.

Barcelonën e ka drejtuar në 24 ndeshje në vitin 2003, kurse Real Madridin në vitet 1991-92, në 39 ndeshje. Atleticon e ka udhëhequr në tri periudha të ndryshme, 1995-98, 1999 dhe 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat