Challandes me “lajm të keq” për tifozët e Kombëtares së Kosovës

Futboll

Challandes me “lajm të keq” për tifozët e Kombëtares së Kosovës

Më: 6 prill 2020 Në ora: 22:58
Bernard Challandes

Selektorit të Kombëtares së Kosovës, Bernaard Challandes, po i mungon futbolli, por zvicerani 68-vjeçar assesi nuk rri larg tij. Challandes ditët e karantinës shkaku i pandemisë së koronavirusit, po i kalon në shtëpinë e tij në La Chaux-du-Milieu, në Zvicër.

“Natyrisht se më mungon futbolli. Por unë dhe familja ime jemi mirë. Më vjen keq vetëm që nuk mund të shoh nipërit e mi”, ka thënë Challandes për Aargauer Zeitung.

Tekniku zviceran ka thënë se aktualisht po i studion goditjet standarde, derisa shtyrjen e ndeshjeve po e shfrytëzon për t’u përgatitur edhe më shumë. Idetë e tij ua përcjell futbollistëve, me të cilët mbanë kontakt nëpërmjet telefonit.

“Nuk është situatë e lehtë në Kosovë”, ka thënë Challandes duke folur për pandeminë, por edhe për zhvillimet politike në vend. “Do të ishte shumë më mirë sikur ekipi kombëtar i futbollit do të bënte njerëzit të lumtur duke u kualifikuar në Evropian”.

Kosova është dy fitore larg Evropianit, derisa UEFA nuk ka njoftuar se kur do të luhen ndeshjet e play-offit. Takimi me Maqedoninë e Veriut fillimisht ishte shtyer për fillimin e muajit qershor, kurse tashmë është shtyer në afat të pacaktuar.

Sipas Bernard Challandes, takimi i radhës i Kosovës nuk është në horizont.

“Supozoj se ndeshjen e play-offit do ta luajmë në nëntor”, ka thënë ai.

Rreth gjendjes shëndetësore të Challandesit, ditën e djeshme kishte folur edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat