Rikthimi i mundshëm te Barcelona

Futboll

Rikthimi i mundshëm te Barcelona

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:11
Iniesta

Rikthimi i mundshëm te Barcelona.

Andres Iniesta ka folur së fundmi në një lidhje me emision “El Transitor”. Legjenda e Barçës preku shumë tema, ku fillimisht foli mbi virusin që ka pushtuar Botën dhe në fund nuk mund të mungonte dhe një koment mbi rikthimin në “Camp Nou” si drejtues.

Sipas Iniestës, për momentin ai është i fokusuar te futbolli i luajtur. Spanjolli theksoi se ka kontratë me Koben deri në vitin 2021 dhe po e pret me padurim sezonin e ri.

“Qëllimi im tani është që të vazhdoj të luaj futboll. Kam kontratë deri në vitin 2021 me Koben dhe jam shumë i motivuar për sezonin e ri. Dëshira ime është të rikthehem të luaj dhe të shijoj momentet me topin në këmbë. Më vonë do të shohim”, shprehet Iniesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat